Nëse jeni tashmë i regjistruar ne sistem ju mund të hyni në portal nëpërmjet kredencialeve tuaja. Ju mund të regjistroheni këtu për të aksesuar portalin
Komentari Elektronik është një nismë e konceptuar dhe zhvilluar nga projekti i financuar nga BE ‘Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri’ (EURALIUS). EURALIUS e mirëmbajti portalin e Komentarit Elektronik derisa ia dorëzoi Shkollës së Magjistraturës me datë 17/12/2019.
Nisma vjen në vijim të reformës së thellë të sistemit të drejtësisë që solli ndryshime thelbësore në Kushtetutë, si dhe u miratuan (ose u ndryshuan) rreth 40 ligje të tjera që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Nenet e komentuara të Komentarit Elektronik prezantojnë risi të shumta, koncepte të reja, kërkesa dhe procedura të panjohura më parë. Standardet e reja nuk duhet të qëndrojnë vetëm në letër, por të shërbejnë si një bazë për një praktikë dhe jurisprudencë të re. Ky Komentar Elektronik është një mekanizëm për arritjen e këtij qëllimi.