Regjistrohu

Nëse jeni tashmë i regjistruar ne sistem ju mund të hyni në portal nëpërmjet kredencialeve tuaja. Ju mund të regjistroheni këtu për të aksesuar portalin

Mirësevini në Komentarin Elektronik

Komentari Elektronik është një nismë e konceptuar dhe zhvilluar nga projekti i financuar nga BE ‘Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri’ (EURALIUS). EURALIUS e mirëmbajti portalin e Komentarit Elektronik derisa ia dorëzoi Shkollës së Magjistraturës me datë 17/12/2019.

Nisma vjen në vijim të reformës së thellë të sistemit të drejtësisë që solli ndryshime thelbësore në Kushtetutë, si dhe u miratuan (ose u ndryshuan) rreth 40 ligje të tjera që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Nenet e komentuara të Komentarit Elektronik prezantojnë risi të shumta, koncepte të reja, kërkesa dhe procedura të panjohura më parë. Standardet e reja nuk duhet të qëndrojnë vetëm në letër, por të shërbejnë si një bazë për një praktikë dhe jurisprudencë të re. Ky Komentar Elektronik është një mekanizëm për arritjen e këtij qëllimi.

Regjistrohu

Përdoruesit do të jenë në gjendje të gjejnë dispozitat përkatëse të legjislacionit, së bashku me relacionet shpjeguese dhe komentet në mënyrë specifike për nenin në fjalë. Portali do të ndihmojë në lidhjen e sferës akademike me ata që zbatojnë legjislacionin në jetën e përditshme, duke kuptuar më mirë aspektet/efektet shoqërore dhe ligjore të legjislacionit dhe mbështetjen në standardet ndërkombëtare të zbatueshme për çdo ligj.