1Në fund të mandatit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, si Prokuror i Përgjithshëm ose në raste të tjera, ku ligji parashikon të drejtën për t’u caktuar në një pozicion në nivel apeli, magjistrati ka të drejtë për t’u caktuar në pozicionin e parë që publikohet i lirë, në nivel apeli, përkatësisht në gjykata ose prokurori, me kusht që të plotësojë kriteret për atë pozicion. Parashikimet e pikave 3 deri në 7, të nenit 60, të këtij ligji, aplikohen për aq sa gjejnë zbatim.
2Në rastin kur disa magjistratë kanë të drejtën e pozicionit në nivel apeli, sipas pikës 1, të këtij neni, magjistrati me rezultatet më të mira në vlerësimin etik dhe profesional gëzon i pari të drejtën për pozicionin, si dhe e ka këtë të drejtë deri në tre zgjedhje.
3Me mbarimin e periudhës së ushtrimit të funksionit në pozicionin e mëparshëm, magjistrati ka të drejtën të marrë pagën e pozicionit ku është caktuar.