1Vlerësimi i magjistratëve bazohet në këto burime:
adosja personale e magjistratit;
btë dhënat statistikore, sipas përcaktimeve të parashikuara në nenin 90 të këtij ligji;
cdosjet e përzgjedhura me short për vlerësim, sipas nenit 91, të këtij ligji, duke përfshirë edhe regjistrimet e seancave me mjete audio ose video, në lidhje me dosjet gjyqësore, të cilat duhet të mbulojnë plotësisht të gjitha llojet e çështjeve të gjykuara dhe të hetuara;
çvlerësimi i kryer nga magjistrati dhe vendimet gjyqësore ose aktet e hartuara prej prokurorit dhe të përzgjedhura prej tij. Në çdo rast, numri i vendimeve/akteve të hartuara dhe të përzgjedhura prej prokurorit nuk duhet të jetë më shumë se 2 në vit;
dmendimi i kryetarit;
dhtë dhënat për verifikimin e ankesave të paraqitura ndaj magjistratit gjatë periudhës së vlerësimit;
einformacioni me shkrim që përcillet nga Shkolla e Magjistraturës ose institucione të tjera, i cili vërteton pjesëmarrjen dhe përfshirjen e magjistratit në veprimtaritë trajnuese;
ëvendimet përfundimtare për masat disiplinore ndaj magjistratit që janë dhënë gjatë periudhës së vlerësimit, në mënyrë të pavarur, nëse masa disiplinore është shuar ose jo;
fraportet e kërkuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose institucione të tjera audituese ose kontrolluese;
gkundërshtimet e magjistratit dhe çdo procesverbal ose dokument i seancës dëgjimore gjatë procesit të vlerësimit;
gjçdo e dhënë tjetër, që tregon ngritjen profesionale të magjistratit.