KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 101: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment