KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 109-c: Zhdukja me forcë

Zhdukja me forcë, nëpërmjet arrestimit, burgimit, rrëmbimit ose çdo forme tjetër heqjeje lirie të personit, nga funksionarët publikë apo nga persona që veprojnë me autorizimin, mbështetjen ose miratimin e tyre, shoqëruar me mospranimin e faktit të heqjes së lirisë apo me fshehjen e fatit të personit ose vendit në të cilin ndodhet ai, duke i mohuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme, sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Eprori që:

a) ka dijeni që vartës të vendosur nën autoritetin dhe kontrollin e tij efektiv po kryejnë ose do të kryejnë zhdukje me forcë, ose nuk merr parasysh të dhëna dhe informacione që e tregojnë qartë këtë fakt;

b) ushtron përgjegjësinë dhe kontrollin e tij efektiv mbi veprimtaritë me të cilat është lidhur zhdukja me forcë; apo

c) nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme që janë në kompetencën e tij për të penguar ose ndëshkuar personin që jep autorizimin, mbështetjen dhe miratimin e zhdukjes me forcë, ose për t’ia dërguar çështjen organeve kompetente të ndjekjes penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, apo shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen e personit, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Marrja e paligjshme e fëmijëve që janë subjekt i një zhdukjeje me forcë, ose e fëmijëve, babai, nëna ose përfaqësuesi ligjor i të cilëve është bërë subjekt i një zhdukjeje me forcë, apo e fëmijëve të lindur gjatë periudhës së zhdukjes me forcë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment