Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur, ndaj disa personave, me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose nga persona të ngarkuara me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.