Neni 119-a: Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik
Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.