Neni 124-a: Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit
Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim deri në shtatë vjet.