Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të lidhur apo zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të shkuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.