Personi që, si anëtar i drejtorisë apo i këshillit mbikëqyrës të një emetuesi, lejon ose mundëson shpërndarjen e një prospekti, të ndryshëm nga ai që përcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundëson paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rreme të fakteve me vlerë materiale në një prospekt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim gjer në pesë vjet.