Importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës, për shkak të destinacionit përfundimtar ose të përdorimit të tyre përfundimtar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dënohet deri në pesë vjet burgim.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”