Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.