Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve, si shoqëri audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.