Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga nëpunësi i huaj publik, nëpunësi i një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.