KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 284-d: Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin

Prodhimi, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja ose ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi, importimi i barnave, substancave aktive ose lëndëve ndihmëse për prodhimin e tyre, si dhe produkteve e pajisjeve mjekësore, aksesorëve, pjesëve përbërëse ose materialeve të tyre të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda në jetën ose shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet..

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment