KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 287-b: Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale

Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet pavarësisht ndalimit ligjor për të marrë në përgjegjësi penale personin që ka kryer veprën penale, nga e cila rrjedh përvetësimi i parave ose i mallrave të tjera.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment