Falsifikimi, tregtimi ose hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës, që përdoren si lëndë djegëse, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin ose ka prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.