KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 313-b: Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin

  1. Dhënia ose publikimi me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim me ligjin  e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas legjislacionit në fuqi  për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim  zbulimin e këtyre personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
  2. Kur nga kryerja e kësaj vepre penale kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre dënohet me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.
  3. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.
  4. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment