KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 327-a: Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me burgim nga një gjer në tre vjet.

Lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri ne¨ tre vjet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment