Neni 334: Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.
Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.