KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 48: Rrethanat lehtësuese

Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar.

Rrethana lehtësuese e parashikuar në shkronjën “a” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin kur vepra penale është kryer në rrethanat e parashikuara në shkronjën “j” të nenit 50 të këtij Kodi.

Rrethana lehtësuese, e parashikuar në shkronjën “e” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk lehtëson dënimin e një personi që ka kryer një vepër penale ndaj fëmijëve apo një vepër penale të dhunës në familje.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment