Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer. Rregullat për caktimin e dënimit për të miturin parashikohen në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.