Neni 84-a: Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.