KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7895

Neni 9: Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht

Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të kryera ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.

Person i mbrojtur ndërkombëtarisht, përveçse kur marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga shteti shqiptar, parashikojnë ndryshe, është:

a) kryetari i një shteti, përfshirë edhe anëtari i organit kolegjial që kryen funksionet e kryetarit të shtetit, sipas kushtetutës së atij shteti, kryetari i qeverisë ose ministri i punëve të jashtme, kur këta ndodhen në një shtet tjetër, si dhe anëtarët e familjes që i shoqërojnë;

b) çdo përfaqësues a zyrtar i një shteti ose çdo zyrtar apo agjent i një organizate ndërkombëtare me karakter ndërqeveritar, i cili, në kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale kundër tij, zyrës, banesës private ose mjeteve të tij të transportit, gëzon, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtje të posaçme nga çdo sulm mbi personin, lirinë dhe dinjitetin e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment