Ndërprerja e shtatzënisë e kryer jo në ambiente spitalore publike apo klinika private të lejuara posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç rastit kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.