1. Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:
a. rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre;
b. ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike;
c. kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre;
ç. kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre;
d. caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin;
dh. krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorë të nderit;
e. ndërmarrin nisma për çështje vendore përpara organeve të caktuara me ligj.
2. Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra.
3. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë.