KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8417

Neni 14:

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
4. Himni kombëtar është "Rreth Flamurit të Përbashkuar".
5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj. 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment