1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj.
2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:
a. kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b. për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj;
c. kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
ç. për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent;
d. kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
dh. për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit.
3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.