KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8417

Neni 31:

1. Gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë:

a. të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që i bëhet, për të drejtat e tij, si dhe t'i krijohet mundësia për të njoftuar familjen ose të afërmit e tij;

b. të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;

c. të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën shqipe;

ç. të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij; të komunikojë lirisht dhe privatisht me të, si dhe t'i sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete të mjaftueshme;

d. t'u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment