1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:
a. ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;
b. ligji për shtetësinë;
c. ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
ç. ligji për referendumet;
d. kodet;
dh. ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;
e. ligji për statusin e funksionarëve publikë;
ë. ligji për amnistinë;
f. ligji për ndarjen administrative të Republikës.