KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8417

Neni 92:

1. Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

a. i drejton mesazhe Kuvendit;

b. ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

c. jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

ç. jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d. jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

dh. me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e. me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

ë. lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

f. me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

g. emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;

gj. cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

h. kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment