KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 110:
Për caktim të gabuar të vlerës së padisë dhe për llogaritje të gabuar të tarifave dhe të shpenzimeve të tjera gjyqësore, mund të bëhet ankim i veçantë.
Ankimi kundër vendimit nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës.