Njoftimi elektronik i akteve bëhet me mjete të komunikimeve elektronike, nëpërmjet dërgimit nga punonjësi i gjykatës të letërthirrjes ose akteve të tjera që duhet t’i njoftohen personit të caktuar si marrës, në të dhënat e tij të kontaktit.
Ky njoftim duhet të pasqyrohet në një procesverbal të posaçëm, në të cilin duhet të tregohen të dhënat e kontaktit dhe mjeti i komunikimeve elektronike të
Procesverbali hartohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhet prej tij dhe punonjësi i gjykatës të ngarkuar për kryerjen e njoftimeve. Ky procesverbal bëhet pjesë e dosjes gjyqësore.
Rregulla të detajuara për mënyrën e njoftimit elektronik përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.