Rregullat e parashikuara në këtë kre për njoftimet zbatohen edhe nga përmbaruesit gjyqësorë, kur këtë e urdhëron gjykata. Përmbaruesi gjyqësor në këtë rast kryen të njëjtat detyra me ato të punonjësit të gjykatës. Përmbaruesi gjyqësor nuk mund të veprojë si punonjës i gjykatës gjatë fazës së ekzekutimit të titullit ekzekutiv.