KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 154:

  1. Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:

a) gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;

b) emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë. Nëse paditësi ose i padituri është person juridik, emërtimin e tij ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;

c) objektin e padisë;

ç) tregimin konkret të fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese, të së drejtës mbi të cilat mbështetet padia, si dhe kërkimin konkret të paditësit;

d) vlerën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.

    2.Përveç këtyre kërkesave, paditësi në kërkesëpadi duhet të tregojë saktë dhe/ose të bashkëngjisë:

a) të dhënat elektronike të kontaktit të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, ku gjykata mund ta njoftojë;

b) listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin, atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë, si dhe faktet që kërkohet të provohen me to;

c) provat që kërkohen të merren nga i padituri dhe të tretët, duke përcaktuar arsyet dhe vendndodhjen e këtyre  provave;

ç) llojin e ekspertimit që kërkohet të kryhet gjatë gjykimit;

d) emrin, atësinë, mbiemrin ose emërtimin nëse është person juridik dhe adresën e plotë të personave të tretë që kërkon të thirren në gjykim me këtë cilësi;

dh) aktin provues të pagimit të tarifës së padisë, sipas ligjit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment