a) përjashton paditësin nga pagesa e tarifës kur janë rastet e përcaktuara me ligj dhe është bërë kërkesë nga paditësi;
b) cakton provat që do të merren në shqyrtim në seancë gjyqësore dhe cakton ekspertin në fushën përkatëse të ekspertizës, të cilin ua njofton palëve;
c) vendos për marrjen e provave dhe informacioneve tek të tretët kur palët deklarojnë dhe provojnë se nuk kanë mundësi t’i marrin vetë;
ç) vendos për marrjen e masave për sigurimin e padisë, në raste të veçanta ose të ngutshme, sipas nenit 205 të këtij Kodi;
d) nëse është e nevojshme, vendos për sigurimin e provës, sipas neneve 292-295, të këtij Kodi, dhe procedon për marrjen e saj në seancë të posaçme, sipas nenit 296 të këtij Kodi;
dh) vendos për pezullimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 297 i këtij Kodi;
e) vendos për pushimin e gjykimit kur janë rastet e përcaktuara nga neni 299 i këtij Kodi;
ë) vendos për bashkimin e padive në një gjykim të vetëm në rastet e parashikuara në këtë Kod ose për veçimin e kërkimeve;
f) vendos në lidhje me kërkesën për thirrjen e personit të tretë në gjykim, sipas nenit 193 të këtij Kodi.