KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 162-a: Procedura e shqyrtimit të padive për shuma të vogla

  1. Paditë me vlerë deri në 150 000 lekë, që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore, shqyrtohen nga gjykata me gjykim të shkurtuar.
  2. Shqyrtimi i çështjes me gjykim të shkurtuar para gjykatës bëhet me shkrim. Gjykata mund të zhvillojë seancë gjyqësore verbale nëse e çmon të nevojshme.
  3. Në lidhje me gjykimet e padive të mësipërme, zbatohen vetëm rregullat e parashikuara në paragrafin e dytë, të nenit 172, neneve 236/a, 285/a, 310, 315, 460 dhe 510 të këtij Kodi.
  4. Në rast se vlera e padisë është më e vogël se 150 000 lekë dhe vlera e kundërpadisë tejkalon 150 000 lekë, gjykimi zhvillohet sipas dispozitave të përgjithshme për gjykimin e zakonshëm.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment