Kur personat që marrin pjesë në gjykimin e çështjes, si dhe personat e tjerë që asistojnë në gjykim nuk u binden urdhrave të kryetarit të seancës gjyqësore, me vendim të gjykatës mund të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Në rastet kur prokurori dhe/ose avokati nuk i binden urdhrave të gjykatës, sipas këtij neni, gjykata ka detyrimin të njoftojë organet përgjegjëse për disiplinën e tyre.