Në ditën dhe në orën e caktuar palët ose përfaqësuesit e tyre janë të detyruar të njoftojnë gjykatën për praninë e tyre.
Përpara se të fillojë seanca gjyqësore sekretari ose punonjësi i gjykatës thërret palët ose përfaqësuesit e tyre dhe i fton ata të zënë vendet e caktuara.