Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod.
Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit të seancës, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre, këto duhet të pasqyrohen në procesverbal kur ai mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim.