KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 179: Pasojat juridike të mosparaqitjes së palëve

  1. Nëse asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit.
  2. Nëse paditësi, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit, kur i padituri nuk ka dorëzuar deklaratën e mbrojtjes. Kur i padituri e ka dorëzuar deklaratën e mbrojtjes, mund të kërkojë vijimin e gjykimit në mungesë të paditësit dhe gjykata, kur vlerëson se qëndrimi i të paditurit ka shkak të ligjshëm, vijon gjykimin në mungesë të paditësit.
  3. Nëse i padituri, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqitet në seancë përgatitore ose në seancë gjyqësore dhe rezulton se ka dijeni rregullisht, gjykata vendos pushimin e gjykimit, nëse paditësi nuk kërkon që gjykimi të zhvillohet në mungesë.
  4. Përveç kur parashikohet ndryshe në ligj, gjykata nuk njofton më palën që vendos të gjykojë në mungesë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment