Gjykata duhet të organizojë punën që gjykimi i çështjes të përfundojë nga i njëjti trup gjykues.
Kur për shkaqe të përligjura, ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari ose anëtarët e rinj duhet të njihen me përmbajtjen e procesit gjyqësor. Anëtari ose anëtarët e rinj mund të kërkojnë që hetimi gjyqësor të përsëritet pjesërisht ose tërësisht.