KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 185:
Paditësi, gjatë veprimeve përgatitore, ka të drejtë të paraqesë kërkesë me shkrim për ndryshimin e shkakut të padisë. Ai pa e ndryshuar shkakun e padisë, mund të shtojë, të pakësojë ose të ndryshojë objektin e saj.
Në seancë gjyqësore mund të shtohet, pakësohet ose ndryshohet vetëm objekti i padisë, kur një nevojë e tillë lind për shkak të provave të marra në seancën gjyqësore.
Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesë të të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t’u komunikohen atyre me shkrim.
Nuk quhet shtesë e objektit të padisë, kërkimi i kamatës ose i të ardhurave të tjera të objektit.