Pala që është deklaruar në mungesë mund të paraqitet në çdo moment të procesit gjyqësor. Ajo mund të kërkojë që të kryhen veprime procedurale për llogari të saj, lidhur me hetimin gjyqësor të zhvilluar më parë, kur vërteton pavlefshmërinë e thirrjes në gjyq ose mosparaqitjen për shkaqe të pavarura prej saj.