KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 201: Heqja dorë nga gjykimi
Paditësi në çdo fazë të gjykimit në shkallë të parë, mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Heqja dorë ka efekt nëse i padituri e pranon atë. Megjithatë, pranimi i të paditurit nuk është i nevojshëm nëse ai, në kohën kur paditësi paraqet kërkesën për heqje dorë nga gjykimi, nuk ka dorëzuar ende deklaratën e mbrojtjes për themelin e çështjes.
Gjykata mund të vendosë pushimin e gjykimit edhe nëse mospranimi i të paditurit nuk ka shkak të ligjshëm.