Mosparaqitja e padisë brenda afatit të caktuar nga gjykata, e vërtetuar nga kryesekretari, shuan masën e sigurimit të padisë.
Kur vendoset refuzimi i padisë ose pushimi i gjykimit të saj, gjykata vendos heqjen e sigurimit të padisë, e cila zbatohet kur vendimi të marrë formën e prerë.
Garancia e dhënë sipas nenit 202 të këtij Kodi, i kthehet paditësit, në rast se pala tjetër brenda pesëmbëshjetë ditëve pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk paraqet padi për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë.