Eksperti është i detyruar të përmbushë detyrat e ngarkuara nga gjykata, përveç kur parashtron shkaqe të përligjura që pranohen nga gjykata.
Mosparaqitja e ekspertit në gjykatë, pa shkaqe të përligjura, shkakton sjelljen e tij me detyrim.
Përjashtimi i ekspertit nga pjesëmarrja e tij në gjykim bëhet kur janë kushtet e përcaktuara prej nenit 72 të këtij Kodi.
Kërkesa për përjashtimin e ekspertit duhet t'i dorëzohet gjykatës që shqyrton çështjen, e cila vendos për të.