a) të ketë dhjetë vjet përvojë profesionale në fushën specifike apo të ngjashme. Pesë vjet përvojë profesionale e këtij lloji është e mjaftueshme nëse aplikanti ka përfunduar një trajnim profesional në fushën përkatëse;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë i regjistruar dhe të ketë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet në organet tatimore.
4. Regjistri elektronik duhet të parashikojë një rubrikë të veçantë, ku palët e interesuara mund të vlerësojnë ekspertin në lidhje me ekspertizat e tij në të shkuarën, duke përdorur një sistem pikëzimi.