KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 235: Ndalimi i pyetjes si dëshmitar

Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:

- përfaqësuesit e palëve në çështje, për rrethana për të cilat kanë marrë dijeni nga të përfaqësuarit e tyre për shkak të detyrës së tyre si përfaqësues

- personat që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kuptojnë drejt faktet që kanë rëndësi për çështjen dhe të bëjnë dëshmi të rregullt;

- bashkëshortët ende të pandarë, fëmijët, prindërit, gjyshërit, ose kushërinj, në vijë të drejtë ose të tërthortë deri në shkallë të dytë, përveç kur çështja ka lidhje me probleme personale e familjare, si dhe të miturit nën katërmbëdhjetë vjeç, përveç kur thëniet e tyre janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes.

Këta persona vendosin vetë nëse do të dëshmojnë dhe nuk mund të dënohen për refuzimin për të bërë dëshmi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment